
Bashkimi Europian do të japë 100 milionë euro për të mbështetur modernizimin e bujqësisë shqiptare në 10 vitet e fundit.
Lajmin e ka dhënë ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili u bën apel fermerëve që të aplikojnë deri më 25 janar për të përfituar nga fondet e IPARD.
“Unë inkurajoj fuqimisht fermerët, agrobizneset dhe kompanitë bujqësore që të jenë pro-aktivë dhe të shfrytëzojnë mundësitë e hapura me fondet IPARD të BE-së. Nëse keni ide dhe ëndrra për aktivitetin tuaj, tani është koha të shfrytëzoni rastin tuaj! Ju keni deri në 25 janar për të aplikuar”- shkruan Soreca.
Sipas tij Evropa do të mbështesë fermerët për të zhvilluar një sektor të qëndrueshëm agro-ushqimor që respekton mjedisin, në mënyrë që qytetarët të shijojnë ushqimin e prodhuar me standarde. (A2 Televizion)