Letra e Autoritetit të Dosjeve, Vasili kërkon informacion nga kryetarja e kuvendit

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 15:36 | Politikë
Letra e Autoritetit të Dosjeve, Vasili kërkon informacion nga

Deputeti Petrit Vasili nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtuar kryetares së kuvendit kërkoi t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i mbërritur nga Autoriteti i Dosjeve ku përmendej edhe emri i ish-presidentit Ilir Meta.

Me nota ironie, Vasili akuzoi kryetaren Nikolla se po keqpërdor institucionin e Kuvendit për ta vendosur atë sipas tij në dispozicion të skenarëve të neveritshëm politik.

“Duke qenë se tronditja juaj e madhe në një ditë të nxehtë vere, që lindi pas një letre anonime ju shkaktoi shqetësim të madh, ju kërkoj të më vini në dispozicion këtë informacion”, thekson deputeti në kërkesën e tij drejtuar kryetares Nikolla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos