
Në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Edi Rama u shpreh se pa Amerikën, vendi ynë sot nuk do të ishte as në NATO dhe as në Këshillin e Sigurimit.
“Arsyet që pse ne duhet ta durojmë me buzëqeshje, madje edhe më kënaqësi, protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, SHBA-në në Shqipëri janë në shtëpinë e tyre sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe sepse kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë, ku pa zërin e SHBA-së në atë vit kur Fan Noli iu lut përulësisht presidentit Wilson, Shqipëria mbase nuk do të ekzistonte.
Pa SHBA-në, Shqipëria sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pa SHBA-në sot, Shqipëria nuk do të ishte në gjendje të përballej me të keqen dhe më të shkuarën”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)