Berisha: Fondi Shqiptaro-Amerikan të heqë dorë nga koncesioni i Butrintit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 22:01 | Politikë
Berisha: Fondi Shqiptaro-Amerikan të heqë dorë nga koncesioni i

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Fondi Shqiptaro-Amerikan të heqë dorë nga koncesioni i Butrintit. Në një takim me intelektualë mbi trashëgiminë, kreu i selisë blu, theksoi se tenderi i Butrintit duhet të anulohet, pasi është ndërtuar mbi bazën  e konfliktit të interesit.

“Trashëgimia kulturore është çështje e identitetit të një kombi, kulturën e kemi shtyllë kryesore të identitetit tonë. Është në një agresion të paparë kjo trashëgimi kulturore, si asnjëherë tjetër që nga koha e diktaturës. Kam patur kontakt edhe me fondin shumë të ngushta. Por çfarë kam konstatuar unë tek Butrinti. E pabesueshme çdo gjë në konflikt 100 për qind të interesit, e paimagjinueshme  I them fondit që ky është model invers që s’duhet ta pranoni dhe lejoni kurrë.

Avokatja që ka përgatit kontratën është anëtare bordi. Projekti i menaxhimit të Butrintit është bërë vetëm për zonën arkeologjike, në një kohë kur në ligj e vendime ai është një park kombëtar.

Janë përjashtuar, nga plani i këtyre që kanë përfituar, kanë bërë projekt të menaxhimit për zonën A1, që është zona arkeologjike, të tjerat nuk ekzistojnë.

Plani i menaxhimit, ai që do fitonte koncesionin, tenderin. Në dokument, shkruhej që juristja ishte autorja e kontratës, na ka bindur që këto pjesë të kontratës nuk duhet të shkojnë në parlament.

Pra ndërtohej gjithçka mbi bazën e konfliktit të interesit, përjashtoheshin specialistët më të mirë tanë dhe ajo është një model që duhet anuluar. I bëj thirrje fondit, i cili ka një traditë absolutisht pozitive në këtë vend, të admirueshme, dhe e kam respektuar shumë, të tërhiqet, të rishqyrtojë gabimet që ka bërë dhe të heqë dorë nga projekti.

Butrinti, parku më i bukur i botës. Ka një gërshetim të natyrës, panoramës, të gjetjeve arkeologjike, pamje magjepsëse.  natyrisht ne qëndrojmë, ajo kontratë është e papranueshme dhe ajo do anulohet. I sugjeroj fondit të rishqyrtojë qëndrimin ndaj kësaj kontrate”, u shpreh Berisha.

Një ditë më parë deputetja Ina Zhupa i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që të zhvillojë një interpelancë urgjente me ministren e Kulturës, Elva Margariti, në seancën që pritet të mbahet këtë të enjte, ku i kërkon të shpjegojë se çfarë procedurash ka ndjekur Ministria e Kulturës që ka ngarkuar me detyrën e mbrojtjes dhe promovimit të Parkut Kombëtar të Butrinit, Richard Hodges.

Për këtë të fundit ka kërkuar që të shpallet një person i padëshirueshëm për vendin tonë, pas publikimit të një videoje ku Richard Hodges deklaronte se Butrinti vite më parë nuk banohej nga asnjë shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos