Lëvizja e çuditshme në merkato, nga Liverpool në kategorinë e… tetë

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 14:07 | Futboll
Lëvizja e çuditshme në merkato, nga Liverpool në

Nga Anglia vjen lajmi për lëvizjen më të çuditshme të merkatos së futbollistëve.

Marcelo Pitaluga, portier i talentuar i Liverpool, është huazuar te Macclesfield Town, skuadër që luan në kategorinë e tetë të futbollit anglez.

Braziliani Pitaluga ishte portieri i katërt i “The Reds”, pas Allison, Kelleher dhe Adrián, por pavarësisht kësaj është grumbulluar nga trajneri Jurgen Klopp në 4 ndeshje të sezonit të kaluar.

19-vjeçari është transferuar në kategorinë e tetë për të luajtur rregullisht, me shpresën që të kthehet sërish te Liverpool. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos