
Ka nisur këtë të martë sezoni për ekipet shqiptare, ku të parat që kanë zbritur në fushë kanë qenë Shkupi dhe Ballkani në eliminatoret e Champions League.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut morën një fitore të pastër 3-0 ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, duke hedhur kështu një hap të sigurt drejt fazës së ardhshme të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.
Ndërkohë, për Ballkanin e drejtuar nga Ilir Daja, kampionët e Kosovës, nuk rezultoi një ndeshje e lehtë përballja ndaj lituanëve të Zalgiris.
Ndeshja mes dy ekipeve, e cila u luajt në Prishtinë, u mbyll në barazim 1-1 dhe tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Lituani. (A2 Televizion)