Laçi prezanton Babatunde, mesfushorin që sfidoi Leo Messi

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 16:45 | Futboll
Laçi prezanton Babatunde, mesfushorin që sfidoi Leo Messi

Një mesfushor me tipare sulmuese, i cili ka luajtur në Kupën e Botës, sfidoi Lionel Messin, e madje ka dhënë asist kundër Argjentinës.

Përpara ndeshjeve me Iskran në Conference League, Laçi prezantoi Micheal Babatunde. Nigeriani firmosi kontratë një-vjeçare me bardhezinjtë, duke pozuar edhe me fanellën e re.

Babatunde ka qenë pjesë e përfaqësueses nigeriane, ku ka luajtur në Kupën e Konfederatave të vitit 2013 dhe Botërorin Brazil 2014. Në ndeshjen kundër Messit ai dha asist, teksa ishte i pafat pasi theu dorën në fushë.

29-vjeçari, i cili ka luajtur në Ukrainë, Katar dhe Marok do të jetë gati për sfidën e së enjtes në Elbasan Arena kundër malazezëve të Iskras. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos