I "mbytur" në borxhe, falimenton zyrtarisht ekipi i njohur francez, rifillon nga amatorët

Nga A2 CNN
6 Korrik 2022, 10:42 | Futboll
I "mbytur" në borxhe, falimenton zyrtarisht ekipi i njohur

Tashmë nuk ka më dyshime. Bordeaux do të luajë mes amatorëve sezonin tjetër. Klubi nuk arriti të shlyejë detyrimet në kohë dhe Komisioni i Kontrolleve ka vendosur që ta rrëzojë atë në kategorinë e tretë.

Një goditje e rëndë kjo jo vetëm për skuadrën, por gjithë të futbollin francez pasi Bordeaux gjithmonë është shquar një klub me futbollistë të rinj dhe premtues për të ardhmen.

Sipas mediave në Francë, bëhej fjalë për një shumë më të madhe se 40 milionë euro që pavarësisht afatit të kërkuar nga klubi për një javë kohë, drejtuesit nuk mundën t’i siguronin.

https://a2news.com/2022/06/15/bordeaux-buze-gremines-1-jave-kohe-per-te-shlyer-40-milione-euro/

Sezonin që lamë pas Bordeaux u projektua si një skuadër me objektiva të mëdha, duke bërë dhe goditje të mëdha në merkato dhe duke afruar në stol ish-trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkovic, por sërish nuk shkoi më shumë se vendi i fundit.

Bordo është një nga klubet më të njohura në Francë, pasi ka fituar 6 herë titullin kampion dhe 4 herë Kupën e Francës, ndërsa kulmin e arriti në vitin 1995, kur triumfoi dhe në Kupën Intertoto, e pasur nga një finale të humbur në Kupën UEFA.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos