Lëvizje të dyshimta, Mercedes hile me timonin

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2020, 16:21 | Sporte të tjera

Testet e para sezonale të Formula 1 janë shoqëruar me mister dhe debate. Gjithçka lindi nga risia e Mercedes. Gjatë ditës së dytë të provave, skuadrat kundërshtare kuptuan se timoni i makinave të kampionëve në fuqi kryen lëvizje të pazakonta, duke u spostuar përpara dhe mbrapa.

Në momentin kur Lewis Hamilton po realizonte xhiro të shpejta, kur britaniku shtypte gazin, tërhiqte timonin nga vetja. Këto lëvizje ndikonin të rrotat e pasme, duke ndryshuar konvergjencën e makinës. Tashmë debatet lidhen nëse risia teknike është brenda kufijve të lejuar nga rregullorja, apo nëse bëhet fjalë për një hile të Mercedes, që përbën shkelje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos