Lewandowski kthen rezultatin me Leverkuzen, Bayern sërish në krye

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2020, 21:58 | Futboll
Lewandowski kthen rezultatin me Leverkuzen, Bayern sërish në krye

Forcë, cinizëm, nuhatje për gol. Një leksion i të gjithave ishte ndeshja e sotme midis Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich, ku zotët e shtëpisë ishin kryesues të kampionatit gjerman, me dëshirën për të krijuar distancën e duhur me qëllim triumfin në Bundesliga.

Dhe në fakt, pjesa e parë e lojës flet për “aspirinat”, ku sulmuesi çek Patrik Schick, i rilindur pas eksperiencës së dështuar në Romë,  u tregua protagonist me një gol të bukur në minutën 14, dhe një tjetër gol të anuluar pak minuta më vonë nga sistemi VAR.

Por në minutat e fundit të asaj pjese, është bomberi polak Lewandowski që barazon rezultatin, në një nga pak gabimet e mbrojtjes së Leverkuzenit.

Pjesa e dytë flet më shumë për bavarezët, me raste të shumta që konkretizohen në sekondat e fundit sërish nga Lewandowski, pas një asist të Kimmich.

Bavarezët kryesojnë me dy pikë diferencë nga Leverkuzeni dhe Lajpcigu, që sot barazoi pa gola me Këlnin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos