
Partizani zhgënjen sërish duke barazuar pa gola në ”Elbasan Arena” , në një ndeshje përgjithësisht të ekuilibruar me Bylisin që rrezikon rënien nga kategoria.
Kjo është ndeshja e katërt që Partizani nuk arrin të shënojë, “Demat” duket sikur kanë harruar si bëhet, edhe pse patën gjatë ndeshjes të paktën dy raste të shkëlqyera për të realizuar, një për çdo pjesë, por të shpërdoruara nga Salomon dhe Bardhi. Kërkimi i një sulmuesi “me nuhatje”, tashmë që faza e parë përfundoi, do të ishte objektiv i domosdoshëm për ambiciet e mëtejshme të kryeqytetasve.
Me ndarjen e pikëve në ndeshjen e sotme, që patjetër kënaq më shumë ballshiotët, Partizani mban vendin e 5-të me 13 pikë, ndërkohë që Bylis ndodhet në vendin e 8-të me 8 pikë. (A2 Televizion)