
Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës. Korçarët shënuan të parët, me anë të Uendi Marës.
Në pjesën e dytë, Tirana mbeti me 10 lojtarë në minutën e 67, pasi Ismajgeci u ndëshkua me karton të kuq. Pas këtij momenti, ekipi i Nevil Dedes gjeti forcën për të barazuar me kapitenin Batha.
Ndërkohë, kryesuesit e Vllaznisë pësuan disfatë në Laç, ku u mposhtën 1-0. Me të njëjtin rezultat u mposht edhe Kukësi nga Kastrioti.
Ndërsa, Teuta fitoi në Fier 1-0 ndaj Apolonisë. (A2 Televizion)