Lewandowski, sulmuesi që Barcelonës i mungonte që nga viti 1938

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 22:53 | Futboll
Lewandowski, sulmuesi që Barcelonës i mungonte që nga viti 1938

Robert Lewandowski e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e tij te Barcelona.

Sulmuesi polak ka shënuar 8 gola në 5 ndeshjet e tij të para zyrtare me katalanasit, gjë që nuk kishte ndodhur që nga viti i largët 1938. Joan Gamper iu deshën vetëm 3 ndeshje për të arritur të njëjtën shifër të polakut.

Sa u përket të tjerëve, janë shumë larg bilancit të Lewandowskit. I afrohet disi vetëm “Fenomeni” Ronaldo, i cili me katalanasit shënoi 8 gola në 7 ndeshjet e para. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/04/lewandowski-ne-superforme-fitorja-e-trete-radhazi-per-barcelonen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos