Lewandowski “tërbon” tifozët e Barcelonës me përgjigjet e tij

Nga A2 CNN
31 Korrik 2022, 12:36 | Futboll
Lewandowski “tërbon” tifozët e Barcelonës me

Robert Lewandowski iu nënshtrua një testi nga ana e rrjetit ESPN dhe dha dy përgjigje që kanë mërzitur shumë tifozët e Barcelonës, skuadrës me të cilën sapo ka nënshkruar kontratë.

Sulmuesi polak u pyet se kush është mbrojtësi më i fortë me të cilin është përballur dhe përgjigjja ishte Sergio Ramos, ish-kapiteni i Real Madrid.

Më pas, u pyet se me cilin nga futbollistët që sot janë tërhequr, do të kishte dashur të luante. Edhe kësaj radhe, përgjigjja e lojtarit të ri të Barcelonës ishte një legjendë e madrilenëve: Zinedine Zidane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/26/perandoria-miliardere-e-lewandowskit-qe-askush-nuk-e-njeh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos