Lia e majmunit shpallet emergjencë shëndetësore globale

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 16:42 | Bota
Lia e majmunit shpallet emergjencë shëndetësore globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë shëndetësore globale linë e majmunit, për shkak të rritjes së madhe të numri të rasteve në të gjithë botën.

Vendimi u mor pas një takimi urgjent të komitetit të OBSH-së të ngritur për këtë virus.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se deri tani janë raportuar 16 mijë raste në 75 shtete të ndryshme, me 5 raste vdekjeje.

Lia e majmunit i shtohet kështu dy emergjencave të tjera shëndetësore në fuqi, pandemisë së koronavirusit dhe përpjekjes për zhdukjen e poliomielitit.

(A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/23/cfare-eshte-lia-e-majmunit-virusi-i-ri-qe-po-shqeteson-boten/

A2 CNN Livestream

Latest Videos