Liderët e Ballkanit takohen në Vjenë, ngec procesi i liberalizimi për Kosovën

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2018, 14:53 | Kosova

Perspektiva e Ballkanit perëndimor në Bashkimin evropian do të jetë në fokus të takimit që zhvillohet sot në Vjenë, mes kryeministrave të vendeve te rajonit dhe komisionerit të zgjerimit Johaness Hahn.

Në takim marrin pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Kosovës Ramush Haradinaj, Ana Bernabic e Serbisë, lideri malazez Dusko Markovic, dhe kryeministri i Bosnje-Hercegovinës Denis Zvizdiç. Lideri maqedonas Zoran Zaev anuloi pjesëmarrjen për shkak të zhvillimeve politike në vendin e tij.

Kancelari austriak Sebastian Kurz i tha kryeministrit Ramush Haradinaj se procesi i liberalizimit të Kosovës ka ngecur, pavarësisht përmbushjes së të gjitha kritereve.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/976260839164997
Postimi në Facebook i kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj

Në një postim në faqen e tij në Facebook, lideri i Kosovës pohoi se i kishte kërkuar homologut austriak që liberalizimi të futet në agjendën e BE-së, pasi siç tha, vendi i tij i ka përmbushur detyrimet.

Austria mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos