All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Veprojmë me tru, jo me zemër”, Kremlini tregon se kur i lejohet të përdorë armët bërthamore

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 13:45 | Bota
“Veprojmë me tru, jo me zemër”, Kremlini tregon se kur i
All - Paragraf - 1

Rusia bën një hap pas nga përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj kërkesës së liderit çeçen, Ramazan Kadyrov, duke këshilluar që në këtë situatë duhet përdorur më shumë truri dhe zëri i arsyes dhe jo emocionet.

“Ky është një moment shumë emocional. Krerët e rajoneve kanë të drejtë të shprehin këndvështrimin e tyre. Por edhe në momente të vështira, emocionet duhen mbajtur jashtë çdo lloj vlerësimi. Prandaj ne preferojmë t'i përmbahemi vlerësimeve të balancuara dhe objektive”, tha Peskov.

All - Paragraf - 3

Peskov nënvizoi se baza për çdo përdorim të armëve atomike ishte vendosur në doktrinën bërthamore të Rusisë. Këto udhëzime lejojnë përdorimin e armëve bërthamore nëse të njëjtat, ose një armë tjetër e shkatërrimit në masë, përdoren kundër Rusisë, ose nëse shteti rus përballet me një kërcënim ekzistencial nga armët e ndaluara.

Sqarimi i Peskov, vjen pasi muajin e kaluar presidenti, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin se ai “nuk po bënte bllofin” kur tha se Rusia ishte e përgatitur të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur territorin e saj. Retorikë, të cilën e përsëriti edhe të premten e kaluar gjatë njoftimit të aneksimit ilegal të katër rajoneve nga Ukraina. Territori i ri i pretenduar, ka vendosur në vështirësi Rusinë, pasi nuk di të thotë se ku janë kufijtë ndarës.

“Republika Popullore e Donjeckut dhe e Luhanskut i kanë të përcaktuar kufijtë që në vitin 2014. Në Kerson dhe Zaporizhia, ne do të vazhdojmë konsultimet me njerëzit që jetojnë në ato zona, sa I përket kufijve të tyre”, tha Peskov.

All - Paragraf - 6

Putin shpalli aneksimin e këtyre territoreve ukrainase javën e kaluar, por asnjëri prej rajoneve nuk nën kontrollin e forcave të Moskës, me ushtrinë e Kievit që vijon të fitojë terren. Gjithashtu kjo nxiti një valë të re sanksionesh dhe dënimi nga vendet e perëndimit.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/01/kadyrovit-cecen-i-humb-durimi-me-mentorin-perdor-armet-berthamore/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos