Ligji për pronat, Vorpsi: U heq të drejtën pronarëve të vërtetë

Nga A2 CNN
5 Mars 2020, 22:00 | Aktualitet
Ligji për pronat, Vorpsi: U heq të drejtën pronarëve të

Ligji i ri për kalimin e pronësisë përjashton pronarët e tokave nga përfitimi i pronave bujqësore të pandara deri tani.

Myrshit Vorpsi, përfaqësues i shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, deklaron se sipërfaqja e tyre arrin në 25 mijë hektarë. “Pronarët e tokave të pandara janë të përjashtuarit nga ky ligj. Rreth 700 mijë hektarë të tokës bujqësore kanë qenë të parcelizuara, në dijeninë tonë, në rreth 5 milionë parcela”.

Sipas Vorpsit, janë mbi 10 mijë dosje të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, të cilat kanë mbetur të patrajtuara. Për të, djegia e afateve të trajtimit është bërë në mënyrë të qëllimshme, për shkak të vlerës së lartë të kompensimit që shteti u detyrohet pronarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos