Apeli e riktheu në qeli, policia s'e gjen në banesë Bistrin, ndodhet jashtë vendit

Nga Igli Çelmeta
12 Nëntor 2026, 16:36 | Kronikë

Apeli e riktheu në qeli, policia s'e gjen në banesë Bistrin,

Pas ndryshimit të dënimit nga Apeli ku ish shefi i forcave operacionale duhet të kthehet në qeli për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit, Policia nuk e ka gjetur Bistrin në banesë, ndërsa sipas informacioneve ai ndodhet prej muajsh jashtë Shqipërisë.

Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik 2023 dhe qëndroi në paraburgim deri më 18 nëntor 2025, kur u lirua me vendim të GJKKO-së, pasi koha e qëndrimit në paraburgim iu llogarit si e vuajtur në masën e parashikuar nga ligji.

Por një ditë më parë Apeli e dënoi Bistrin me 11 vite burg, që me gjykim të shkurtuar konvertohen në 7 vite e 4 muaj burg.

Sipas përllogaritjeve të prokurorëve të SPAK, Bistrit i kanë mbetur për të vuajtur 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg. Ekzekutimi i vendimit të ri të gjykatës ende nuk është realizuar.

Në vitin 2025, Gjykata e Posaçme e kishte dënuar Bistrin vetëm për veprën penale të zbulimit të akteve apo të të dhënave sekrete. Ndërsa Apeli e shpalli fajtor edhe për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Avokatët mbrojtës të Bistrit, pritet të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit. Ndërkohë, vendimi riktheu edhe konfiskimin e pasurive të tij, tre apartamenteve, dy dyqaneve dhe një shume prej 1 milion eurosh cash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos