
Koronavirusi nuk e ka prekur ende Shqipërinë, ndërsa AH1N1 vijon të shkaktojë viktima.
Pesëdhjetë vjeçarja që ndodhej në spitalin e Korçës humbi jetën nga komplikacionet që i shkaktoi gripi, pasi vuante dhe nga sëmundje të tjera.
Pas analizave, gruaja rezultoi e paprekur nga Covid-19. Ndërkohë, 8 raste të dyshuar për koronavirus, vetëm 24 orët e fundit, pas testimit dolën negative.
“Rasti i Korçës ka qenë një rast kompleks, i ndërlikuar me edemë pulmonare. Është testuar nga laboratori i virologjisë dhe ka rezultuar grip pozitiv i tipit A dhe për Covid-19 rezultoi negativ. Janë testuar 8 raste të reja në laboratorin e virologjisë, pranë Institutit të Shëndetit Publik të cilat kanë rezultuar të gjitha negative”
Laboratori i virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik është i vetmi që kryen ekzaminimin e koronavirisit të ri .
Specialistët e Shëndetit Publik thonë se pajisja mund të përballojë edhe skenarët më të vështirë në rast të përhapjes së COV-idit, ashtu si në pandeminë e gripit, ndërsa nuk ka mungesa të kiteve për diagnostikimin e virusit të ri.
Krahas Shqipërisë, të paprekur nga koronavirusi janë Kosova, Mal i Zi dhe Serbia. Ndërkohë në Italinë fqinje dhe në shtetet e tjera të prekura nuk raportohen shqiptarë të prekur nga Covid-19. (A2 Televizion)