
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e Sokol Sadushit, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës si anëtarë të Gjykatës së Lartë.
Tre kandidatët që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, janë propozuar për tre pozicione të lira në Gjykatën e dalë krejtësisht jashtë funksioni.
Pasi emrat e tyre të jenë në tavolinën e Presidentit, Kreu i Shtetit ka 10 ditë kohë të dekretojë emërimin e tyre. Në rast se ndodh e kundërta, dekreti i Presidentit për mosemërimin e kandidatit mund të rrëzohet me shumicë votash në KLGJ.
Në rast se presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe nis punë 15 ditë nga data e vendimit të KLGJ-së. (A2 Televizion)