Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, rrezikohen banesat përreth

Nga Edi Ruçi
12 Nëntor 2026, 16:48 | Kronikë

Zjarr pranë paraburgimit në Vlorë, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri është shfaqur pranë paraburgimit të Vlorës, duke rrezikuar disa banesa në zonën përreth.

Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Ndërkohë, pritet ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të vënë flakët nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt banesave, shkruan A2CNN. 

Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar apo për dëme të mundshme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos