
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akorduar një fond të veçantë për Ministrinë e Kulturës për zonat historike në Krujë, Durrës dhe Prezë që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë takimit që ambasadorja Yuri Kim zhvilloi me ministren e Kulturës, Margariti sqaroi se SHBA ka akorduar 800 mijë dollarë për riparimin e Kështjellës së Krujës si dhe zonave historike në Prezë dhe Durrës.
“Ne do të qëndrojmë gjithmonë përkrah Shqipërisë”, shkruhet në një postim të diplomates amerikane për këtë çështje në rrjetet sociale. (A2 Televizion)