Mosndërhyrjen ndaj rritjes së çmimeve të naftës, benzinës e gazit qeveria po e justifikon nën argumentin se çmimet i vendos tregu dhe jo shteti. Por, referuar ligjit për hidrokarburet, Këshilli i Ministrave mund të ndërhyjë për vendosjen e çmimeve maksimale me qëllim parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit. (A2 Televizion)
Ligji rrëzon argumentin e mos ndërhyrjes në treg pas rritjes së çmimeve, qeveria duarkryq
