Lihet në burg Thoma Gëllçi, akuza rrëzon kërkesën e avokatit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2021, 14:16 | Aktualitet
Lihet në burg Thoma Gëllçi, akuza rrëzon

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lë në burg ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi.

Ish-drejtori Gëllçi kërkoi masë më të lehtë nga Apeli, me argumentin se arresti me burg është i papërshtatshëm.

Ai argumenton se ka qenë bashkëpunues me drejtësinë. Akuza kërkoi që të lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë për ish-drejtorin Gëllçi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Po ashtu, edhe të tre vartësit e tjerë kërkuan ndryshim të masës së sigurisë dhe zbutje, sipas tyre, mungon rrezikshmëria e veprës penale. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/11/gjykata-e-posacme-le-ne-burg-thoma-gellcin-dhe-te-tjeret-ish-drejtori-i-rtsh-tha-se-do-te-rikandidonte-per-postin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos