Lindi pas vetëm 21 javësh, njihuni me foshnjën më të parakohshme që ka mbijetuar

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 10:06 | Lifestyle

Një foshnjë amerikane, që lindi pas vetëm 21 javësh, është certifikuar si bebi më i parakohshëm që ka arritur të mbijetojë.

Curtis Means lindi në Alabama të SHBA-së, vitin e kaluar, me një peshë prej 420 gramësh. Tani, Libri i Rekordeve Guinness ka konfirmuar se djaloshi, i cili sot është 16 muajsh, ka vendosur rekordin e ri.

I vogli ka lindur pothuajse 19 javë përpara kohe, së bashku me binjaken e tij, e cila vdiq një ditë më vonë.

Mjekët i dhanë foshnjës vetëm 1% mundësi shpëtimi, por Curtis mbijetoi falë terapisë intensive dhe doli nga spitali 275 ditë pas lindjes.

Terapistët e ndihmuan bebin që të mësonte frymëmarrjen dhe se si të ushqehej. Curtis ende ka nevojë për oksigjen dhe një tub për ushqyerje, por doktorët thonë se gëzon shëndet të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos