Lindita Nikolla propozohet për kryetare e Kuvendit

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 11:18 | Politikë
Lindita Nikolla propozohet për kryetare e Kuvendit

Lindita Nikolla u propozua të marrë drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama e bëri publik emrin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, ku tha se ajo do të marrë stafetën e Gramoz Ruçit.

“Shembull i padyshimtë në krye të çdo detyre, një shoqe e mirë dhe një politikane karriere, që është karakterizuar nga dëshira për dialog të edukuar me të tjerët”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos