
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy protestues të arrestuar të hënën pas protestës së Partisë Demokratike.
Jakup Stafa dhe Dorison Petoku u lanë në masën e sigurisë "detyrim për paraqitje".
Kujtojmë se pas protestës së të hënës, dy persona u vunë në pranga, një u procedua penalisht dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Në gjendje të lirë u procedua për shkak të moshës një 16-vjeçar, kurse në kërkim u shpall një 30-vjecar.
Sipas policisë, këta qytetarë gjatë tubimit të zhvilluar të hënën kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur flakadanë dhe kapsolla në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë. (A2 Televizion)