Rama: Pensionet janë rritur mesatarisht me 15 mijë lekë në krahasim me sa ishin

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 11:19 | Politikë
Rama: Pensionet janë rritur mesatarisht me 15 mijë lekë në

I pyetur nga qytetarët për rritjen e çmimeve dhe pensionet, kryeministri Rama u shpreh këtë të shtunë se për herë të parë në histori, pensionet janë rritur dy herë brenda një viti.

“Sado t’i ngremë ne pensionet, nuk mund të themi se kemi bërë mjaftueshëm. Ne kemi ndërhyrë për herë të parë në histori për të indeksuar pensionet dy herë brenda një viti. Pensioni është rritur me mesatarisht 15 mijë lekë në krahasim me sa ishte.

Rritja e pensioneve konsolidohet më tutje në vitin e ardhshëm. Jemi gati të indeksojmë si rezultat i një inflacioni që askush nuk e di sa do të shkojë”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://youtu.be/53EO_ECCMB4

A2 CNN Livestream

Latest Videos