
Mbas takimeve të shumta me senatorë në grupin e deputetëve bashkë me ish-kryeministrin e Kosovës Abdulla Hoti, delegacioni i Parlamentit shqiptar zhvilloi takime në Kongres.
Në takimin me bashkëkryetarin e grupit për Shqipërinë Cong Robert Aderholt, delegacioni falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë çështjes shqiptare, veçanërisht anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Kongresmeni Aderholt theksoi se zhvillimet gjeopolitike kërkojnë forcimin e marrëdhënieve të vendeve demokratike dhe forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e Kushtetutës si mënyra më e mirë për t’u përballur me forca malinje që janë kundër NATO-s dhe të ardhmes Europiane të Ballkanit.
Kongresmeni Pete Session mbështetës prej kohësh i Shqipërisë theksoi se sulmi i Iranit karshi Shqipërisë duhet konsideruar si sulm karshi Amerikës dhe NATO-s dhe kongresi do të kërkojë në qëndrim të përbashkët demokratë dhe republikanë angazhime konkrete të administratës amerikane.
Në takimin e zhvilluar në Atlantik Council me autoritete të larta Amerikane të gjeopolitikës, sigurisë dhe mbrojtjes me deputetë nga Bullgaria, Rumania, Mali Zi, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria u diskutua për Iniciativën e 3 deteve, sigurinë kibernetike dhe sulmin rus mbi Ukrainën dhe efektet në Ballkan.
Në fjalën e tij, në emër të kolegëve si organizator i këtij takimi, Mediu theksoj nevojën për një vëmendje më të madhe në vazhdim të SHBA për zhvillimet demokratike në Ballkan, si dhe përpjekjet për t’iu kthyer konflikteve të vjetra me ndërhyrjen e Rusisë.
Ai theksoi se nevoja për pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit në iniciativën e 3 deteve është domosdoshmëri.
Ian Berzezinski theksoi se iniciativa e 3 deteve ka një rëndësi të madhe për Europën Qendrore dhe Juglindore. Përfshirja e Ballkanit në projektet e infrastrukturës, energjisë dhe teknologjisë është përgjigja më e mirë për sfidat gjeopolitike dhe presionin ekonomik, ushtarak që ushtrohet mbi Ballkanin nga Rusia apo Kina nëpërmjet iniciativave 14+1 apo “Belt and Road”(rruga e mëndafshit).
Ish-zëvendëssekreatri i Mbrojtjes Kremer dhe Gjenerali Ëheeler vunë theksin në nevojën e mbrojtjes kibernetike në partneritet me kompanitë më të mira në fushën e teknologjisë. Sulmi i Iranit mbi Shqipëri tregon qartë se tashmë efekti i sulmeve kibernetike tejkalon interesat dhe mbrojtjen e një vend të vetëm
Deputetet Gjylameti dhe Cupi theksuan nevojën e angazhimit për përballimin e sulmit kibernetik dhe mundësitë dhe oportunitetet që jep zhvillimi i teknologjisë.
Çështjet e sigurisë nuk mund të injorojnë nevojën për forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit. (A2 Televizion)