
Që Liverpool interesohej për Milot Rashicën, kjo dihej që në fillim të vitit. Por, sipas “Bild”, kampionët në fuqi të Evropës kanë mundësi që ta marrin me gjysmë çmimi futbollistin e përfaqësueses kosovare që luan me Werder Bremen.
Nëse ekipi bie nga kategoria në qershor, çmimi i Rashicës do të bjerë në 15 milionë euro, nga 38 milionë euro që është tani.
Werder Bremen renditet në vendin e 17, 4 pikë larg vendit të 16-të që do të thotë “play off” për qëndrimin në kategori.
Por, drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumann, nuk është i alarmuar nga situata: “Nuk besoj se do të ndodhë gjë tani shpejt. E dimë që ka shumë klube të interesuara për Rashicën, por nuk ka oferta deri tani. Jemi shumë të qetë”. (A2 Televizion)