Liverpool “i frikshëm”, ngjitet përkohësisht në krye

Nga A2 CNN
26 Prill 2019, 22:51 | Futboll
Liverpool “i frikshëm”, ngjitet përkohësisht në

Me Salah e Mane në fushën e lojës, Liverpool është një skuadër e frikshme dhe këtë e ka treguar edhe në ndeshjen hapëse të javës së 36 në Premier League, duke shkatërruar 5-0 Huddersfield.

“The Reds” shënuan pas vetëm 43 sekondave nga nisja e lojës me Keita, ndërsa më pas Huddersfield u tregua i pafuqishëm. Salah dhe Mane ishin zotër të fushës duke realizuar nga dy gola në vazhdim.

Me këtë fitore, skuadra e Klopp rimerr sërish vendin e parë në renditje me 91 pikë, dy më shumë se Manchester City, që do ta luajë ditën e diel ndeshjen e kësaj jave, në transfertë ndaj Burnley-t. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos