Liverpool, kampion i Anglisë pas 30 vjetësh... pa luajtur

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 23:09 | Futboll
Liverpool, kampion i Anglisë pas 30 vjetësh... pa luajtur

Liverpooli është shpallur kampion i Anglisë pas 30 vjetësh edhe pse nuk zbriti në fushën e lojës mbrëmjen e së enjtes.

Matematika ishte ajo që ende nuk i lejonte “The Reds” të festonin, por humbja e Manchester City-t në Londër përballë Chelsea-t vendas, me rezultatin 2-1, bëri që ekipi i Klopp të ndjejë përfundimisht shijen e munguar prej 30 vjetësh të titullit kampion në Premier League, edhe pse janë ende edhe 7 ndeshje për t’u luajtur.

Pasi u shpall sezonin e kaluar kampion i Champions, Klopp ka koleksionuar edhe një tjetër trofe tejet të rëndësishëm si trajneri i Liverpool.

Sa i takon ndeshjes mes Chelsea-t dhe City-t, Pulisic ishte autori i golit të parë të kësaj sfide, De Bryne barazoi shifrat, ndërsa Willian i dha fitoren londinezëve, duke mos gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos