Lleshaj për djegien e KZAZ në Shkodër: Dhunuesit do të ndëshkohen

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 21:17 | Aktualitet
Lleshaj për djegien e KZAZ në Shkodër: Dhunuesit do të

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi menjëherë pas zjarrit të vendosur ndaj një shkolle në Shkodër, në ambientet e së cilës ndodhet e vendosur KZAZ nr.3 për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ministri Lleshaj iu bëri thirrje qytetarëve të largohen nga këto akte të dhunshme dhe se ata që shkaktuan këto ngjarje nuk do t’i shpëtojnë ligjit.

“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës. Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”, shkruhet në postimin e ministrit të Brendshëm, Lleshaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos