
Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ndodhet në Berlin, ku ka takuar kolegun e tij gjerman Horst Seehofer.
Lleshaj ka komentuar në rrjetet sociale takimin, që ai cilëson si “të shkëlqyer”, dhe shton se nga Seehofer ka marrë një “angazhim të fortë të Gjermanisë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë dhe të reformave për zhvillimin e vendit”. (A2 Televizion)