Lobimi i PD në SHBA, Taulant Balla: Fakte për një kallëzim të ri

Nga A2 CNN
14 Janar 2020, 10:11 | Politikë

Pasi Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës, kreu i deputeteve socialiste Taulant Balla paralajmëron kallëzim të ri.

Balla ka publikuar në Facebook 4 dokumente të reja, sipas tij, të Departamentit Amerikan të Shtetit, që tregojnë se Lulzim Basha ka përfituar shërbime me paratë e padeklaruara në shumen e 675 mijë dollarëve.

Më herët numri dy i socialistëve akuzoi prokurorët dhe gjyqtarët se u bënë pjesë e një procesi që ai e krahasoi me “një teatër të turpshëm”. Balla i kujtoi njerëzve të drejtësisë se ende nuk e kanë kaluar vetting-un dhe se nuk morën në pyetje lobistin amerikan Nik Muzin, personi i cili përfitoi paratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/13/pushohet-ceshtja-ndaj-bashes-balla-dosja-nuk-mbyllet-ketu-do-te-apelohet-ky-vendim-absurd/
https://www.facebook.com/b.taulant/posts/2697689733609944?__xts__%5B0%5D=68.ARDKDqb-r_7efBWz1DcKwzUCMgw7OX49gDcCW9ohmmx32zHzeqaA7w1SypYL5D8ROmdCpQJ47G_4JlDXAHG9yLXaulZ3cgTd5PQ9l_qKdLhqDuNlhxQynvq9mmJUpVpE02uN5YyfY76f2vV4ZOF7EZPmdJ6uLF7skJYFRt4o7lGzq_olfylK7eNGNtMESTn5ScWeWN_hW_UUxT6fdZ9Z36dLHrDm2shK6pk6Dt27RSo0gbutkWS4SP7pjpyCwRFsxLMVKFb6EdBYUVbV8Cg9izW6dgB-dLD6FIQ0aJV0DI9wwkAtx2p7iES9u6W7wv6pb9yH2oMbog8t549RqhnarpeYQg&__tn__=-R
https://a2news.com/2020/01/13/lobimi-ne-shba-gjykata-e-tiranes-pushon-ceshtjen-ndaj-lulzim-bashes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos