Rama: Ofensivë në praktikë kundër KÇK dhe krimit të organizuar

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 16:20 | Politikë
Rama: Ofensivë në praktikë kundër KÇK dhe krimit

Në 107-vjetorin e Policisë, Kryeministri Edi Rama iu drejtua sërish gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët vijojnë të shërbejnë në pallatin e drejtësisë. Nga godina e re e repartit special RENEA në Yzberisht, Kryeministri tha së në ditët në vijim nisma kundër organizatës KÇK, e kolauduar në bashkëpunim me SHBA dhe BE, do të vihet në praktikë.

“Ndaj të gjithë atyre që janë dënuar, janë akuzuar por i kanë shpëtuar dënimit si rezultat i KÇK-së dhe ka ardhur koha të provojnë se pasuria e tyre nuk buron nga krimi, ose përndryshe të dorëzojnë pasurinë e tyre”.

https://a2news.com/2020/01/13/nga-nje-repart-ushtarak-ne-nje-strukture-moderne-inaugurohen-ambientet-e-reja-te-renea-s/

Rama tha se viti që lamë paska qenë një vit model për Policinë e Shtetit, por nuk harroi të fliste dhe për vetting-un dhe pastrimin e radhëve të saj. “apo siç thoshte Ismail Qemali, ‘qërimi nga radhët e veta të atyre që nuk janë të denjë për të’, përmes një vetting-u që po ecën me të gjithë kujdesin e nevojshëm, por edhe vendosmërinë e duhur”, shtoi Rama.

Investimi prej 10 milionë eurosh në Yzberisht ka ngritur një strukturë moderne në shërbim të repartit special RENEA. 19 milionë të tjera do të financohen nga Bashkimi Europian gjatë dy viteve të ardhshme për të përmirësuar rendin dhe sigurinë në Shqipëri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/25/rama-kck-organizate-kriminale-gjykatesish-dhe-prokuroresh-qe-jane-sherbetore-tutore-te-krimit-te-organizuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos