
Dy muaj nga pezullimi total i aktivitetit të lojërave me dorë në vend, nuk ka ende asnjë vendim se çdo të ndodh me fatin e kampionateve kombëtare.
Volejbolli është një prej atyre që shpreson të përfundojë sezonin, jo vetëm për të shpallur verdiktet, por edhe për të dërguar listën e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupat e Evropës. Nga takimi i krerëve të FSHF-së me ministren Ogerta Manastirliu, çështja e ambiente të mbyllura është ende shqetësim dhe rikthimi në parket duhet ende të presë.
Në varësi të kohës që do të jetë në dispozicion, Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi thotë se po planifikohet një fazë finale në mënyrë që klubi kampion të shpallet vetëm nëpërmjet parketit. (A2 Televizion)