
Ish-kryeministri britanik Tony Blair është takuar veçmas me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, raportoi gazeta “The Jerusalem Post”.
Takimet janë pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të ringjallur planin e presidentit amerikan Donald Trump për krijimin e Bordit të Paqes në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta.
Blair pritet të takohet të premten edhe me Gadi Eisenkot, i cili konsiderohet si një kandidat i mundshëm për kryeministër të ardhshëm të Izraelit.
Bordi, i cili njoftoi një “armëpushim” në tetor të vitit 2025, ishte parashikuar të mbikëqyrte qeverisjen e Gazës, rindërtimin e saj dhe garantimin e sigurisë afatgjatë.
Megjithatë, ai ka dështuar të përmbushë shumicën e objektivave të tij, veçanërisht vetë armëpushimin. Izraeli nuk ka lejuar hyrjen në Rripin e Gazës të një administrate teknokratike për të marrë përsipër qeverisjen e territorit, ndërsa ndihmat për palestinezët në gjendje të rëndë vijojnë të jenë të kufizuara ndjeshëm. (A2 Televizion)