Duket se disfata ndaj Khabib Nurmagomedov kanë lënë një shenjë shumë të hidhur tek irlandezi, Conor McGregor, i cili vazhdon të mos e pranojë këtë humbje dhe të kërkojë revanshin në një tjetër ndeshje në oktagon.
Tashmë lufta mes dy sportistëve të arteve marciale mikse është transferuar në rrjetet sociale, ku irlandezi e ka quajtur rusin në një postim si një “mi që fshihet”.
E gjitha filloi ku Conor reagoi për fitoren e Justin Gaethje ndaj Tony Ferguson në Florida në fundjavë, ku ai kritikoi stilin e tij dhe deklaroi se do “t’i thyente nofullat” nëse do të ndesheshin bashkë.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Khabib, i cili ka të njëjtin stil luftimi si Justin Gaethje. Ai i kujtoi irlandezit ndeshjen e famshme ku McGregor përfundoi në tapet pikërisht nga ajo taktikë luftimi. (A2 Televizion)