Qiraxhi: Veliaj po përpiqet ta shndërrojë veten në një të burgosur politik!

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2026, 21:00 | Politikë

Aktivisti nga Qëndresa Qytetare Migen Qiraxhi komentoi çështjen Veliaj, pas ankesave të kryebashkiakut për transferimin në burgun e Fierit dhe pretendimin për cenim të të drejtave të tij.

I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Qiraxhi u shpreh se nuk duhet rënë në lojën e Veliajt, i cili po përpiqet ta paraqesë veten si i burgosur politik.

Sipas aktivistit një narrativë e tillë zhvendos debatin nga akuzat për korrupsion, keqmenaxhim dhe shpërdorim detyre në Bashkinë e Tiranës.

“Jam i shqetësuar nga një lloj kurthi që me shumë mundësi mund të biem lehtësisht nga mëria dhe lufta me keqqeverisjen e Ramës, për të rënduar barrën e Ramës në çdo rast në qeverisje, mund të na shkasë këmba dhe të biem në lojën e Veliajt që është duke u përpjekur ta shndërrojë veten nga një i dënuar për çështje korruptive, keqmenaxhimi, abuzimi detyre në Bashkinë e Tiranës, në një të burgosur politik. Kryeministri politikisht e ka dënuar këtë zotëri, ky s’ka asnjë faj tjetër, dhe ne duhet ta mëshirojmë! Nuk e kuptoj ku është zallamahia e madhe e transferimit, kur një individ kalon nga një institucion te tjetri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos