Bëmë baba të të ngjaj

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 12:02 | Sporte të tjera

Djali i legjendës së tenisit Bjorn Borg po ndjek hapat e babait të tij, duke fituar raundin e parë të Uimbëlldonit për të rinj.

Leo Bjorg mundi serbin Marko Topo 6-3, 6-7 dhe 6-0, në një ndeshje që u luajt 41 vite pasi i madhi Bjorn Borg fitoi për herë të pestë Grand Slam-in anglez.

“Është gjithmonë e veçantë që të marr pjesë në Uimbëlldon. Babai im ka luajtur dhe ka fituar shumë tituj këtu. Ndoshta, edhe unë arrij të fitoj si ai. Para ndeshjes më uroi thjesht fat, asgjë tjetër. Babai nuk ndërhyn fare në punën e trajnerit tim”, tha Leo pas ndeshjes.

Bjorn Borg, sot 65 vjeç, ka fituar 11 tituj Grand Slam, në vetëm 10 vite karrierë. Ai debutoi në moshën 16-vjeçare dhe menjëherë fitoi tituj të rëndësishëm, duke u bërë një yll i sportit botëror. Vëmendja dhe presioni i medias bënë që në moshën 26-vjeçare ai të vendoste mbylljen e karrierës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos