
Në pistën e Silverstone do të zhvillohet për herë të parë gara sprint në Formula 1, që do të shërbejë për të konfirmuar linjën e nisjes së makinave për garën e së dielës.
Kjo garë do të jetë vetëm 100 km dhe drejtori sportiv i Formula 1, Ross Brawn, e ka përshkruar si “100 kilometra aksion”.
Por, nuk mendon kështu 7 herë kampioni i Botës, Lewis Hamilton. Piloti i Mercedesit është i bindur se kjo garë nuk do të ofrojë spektakël për tifozët: “Me siguri do të formohet një tren i gjatë, me makinat që do të ruajnë pozicionet. Shpresojmë të ketë parakalime, por ka shumë mundësi që të mos jetë fare emocionuese si garë”.
Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe do të nisë të premten me provat e lira të paradites, që do të pasohen nga kualifikueset për garën sprint. Të shtunën, do të zhvillohet gara sprint dhe kush e fiton këtë garë, do të niset nga “pole position” të dielën. (A2 Televizion)