Tragjedi në NHL, portieri vdes nga fishekzjarri

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 11:10 | Sporte të tjera

Sporti amerikan është tronditur nga lajmi i vdekjes së portierit 24-vjeçar të Columbus Blue Jackets, pasi i shpërtheu në gjoks një fishekzjarr.

Letonezi Matiss Kivlenieks pati një traumë të rëndë, të cilës nuk i mbijetoi dot, sipas mjekëve të Miçiganit.

Lojtari i hokejit në akull po festonte 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur ndodhi incidenti me fishekzjarrët.

Fillimisht, u mendua se portieri kishte përplasur kokën kur po përpiqej që të largohej nga fishekzjarrët që funksionuan keq, por autopsia tregoi se i riu ndërroi jetë nga plaga e marrë në gjoks. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos