Trashi i jep fund aventurës me Partizanin, firmos në Kuvajt

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 10:00 | Futboll
Trashi i jep fund aventurës me Partizanin, firmos në Kuvajt

Lorenc Trashi do të lërë Partizanin në përfundim të këtij sezoni. Kapiteni i kampionëve në fuqi të Shqipërisë do të transferohet tek Al Kadsia Sporting Club, skuadra 16 herë kampione e Kuvajtit.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë për 5 vitet e ardhshme në Azinë perëndimore.

Trashi do të largohet pas 6 vitesh nga Partizani, atje ku arriti të fitojë titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

28-vjeçari do të mbyllë sezonin në Shqipëri dhe do të largohet drejt Kuvajtit në momentin e parë që ky shtet do të njoftojë rihapjen e kufijve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos