Është e pamundur që një lojtar ta ketë të garantuar unazën e kampionit në NBA. Seria e Finaleve është shumë e ashpër dhe e paparashikueshme. E thënë thjesht fare: nuk dihet se kush fiton. Por, përjashtim bën rasti i Dion Waiters.
Basketbollisti i Los Angeles Lakers do të marrë një unazë kampioni sido që të shkojnë Finalet mes skuadrës së tij dhe Miami Heat. Rrethanat kanë bërë që Waiters të jetë pjesë e një skenari perfekt për një lojtar. Ai firmosi me Lakers në 6 mars të këtij viti dhe ka luajtur në “playoff”, por në sezonin e rregullt ka qenë pjesëtar i Miami Heat.
Në këto raste, NBA e sheh basketbollistin si pjesë e të dyja ekipeve dhe i jep një unazë edhe nëse humb ekipi i tij aktual. (A2 Televizion)
