Lokalin ku këndohej karaoke e përfshin zjarri, 32 viktima

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 19:16 | Bota
Lokalin ku këndohej karaoke e përfshin zjarri, 32 viktima

Të paktën 32 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që përfshiu një lokal ku këndohej karaoke në qytetin e Ho Chi Minh në Vietnam.

Zjarri ra në katin e parë të ndërtesës duke bërë të pamundur që personat që ishin brenda të dilnin nga dera kryesore. Për të shpëtuar, disa persona u hodhën nga kati i tretë.

Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje sapo u njoftuan, ndërkohë që shkaqet e nisjes së zjarrit janë ende të paqarta.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Sigurisë viktimat janë 17 burra dhe 15 gra, ndërkohë që në lokal në momentin e ngjarjes ndodheshin mbi 60 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos