Louis Vuitton është një nga brendet më të njohura në botë dhe ikonë e modës franceze.
Prej vitesh, nga sinonim i elegancës është shndërruar në një “status symbol” i luksit ndërkombëtar, ku një rol të rëndësishëm e ka patur bosa e spektaklit.
Në këtë mënyrë, surprizon deri diku që marka që faturon rreth 80 miliardë euro në vit i ka besuar drejtimin artistik të linjës mashkullore një prej figurave më të njohura të showbizit ndërkombëtar, këngëtarit dhe producentit amerikan Pharrell Williams.
Posti i drejtorit artistik kishte mbetur bosh nga viti 2021, kur kishte humbur jetën stilisti Virgil Abloh, një personazh kyç i suksesit bashkëkohor të LV.







Nuk është një risi absolute për Williams, i cili ka bashkëpunuar me sukses me shtëpinë e modës franceze nga viti 2004, por edhe me emra të tjera si Moncler dhe Adidas, dhe që në 2005 revista e modës Esquire e ka cilësuar si njeriun që vishet më mirë në botë”
Williams mendohet se do të ketë debutin zyrtar gjatë javës së modës që do të mbahet në Paris në qershor.
Fitues i 13 çmimeve Grammy, fillimisht si pjesë e grupit Neptunes dhe më vonë si solist, Williams njihet për hite ndërkombëtare si “Happy”, dhe si një nga producentët më të njohur të skenës hip-hop. (A2 Televizion)