Rihanna shkëlqen në SuperBowl dhe jep lajmin e madh

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 08:33 | Showbiz

Rihanna është kthyer në skenë pas 7 vitesh, në spektaklin e pushimit të ndeshjes së SuperBowl, dhe zbuloi para gjithë botës se është në pritje të fëmijës së dytë.

Fituesja e 9 çmimeve Grammy habiti fansat duke treguar barkun e fryrë në skenë. 34-vjeçarja u bë me fëmijë vetëm para 9 muajsh.

Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky, kanë qëndruar larg mediave, madje nuk është bërë i ditur nga ata as emri i fëmijës së parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/13/super-bowl-shkon-ne-kansas-permbysje-me-polemika/

A2 CNN Livestream

Latest Videos