LSI depoziton në KQZ ankesat për Vlorën dhe Korçën, kandidatja e PD kërkon rinumërim në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 14:35 | Politikë
LSI depoziton në KQZ ankesat për Vlorën dhe Korçën,

Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar pranë KQZ-së dy kërkesa ankimore. LSI-ja kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Vlorë dhe Korçë.

Për kërkesën mbi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Korçë, LSI shprehet se vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë e cila vendosi karantinë dy javore për shtetasit shqiptar që vijnë nga Greqi dhe Maqedonia e Veriut, ndikuan në pjesëmarrjen e zgjedhësve në 25 prill, e për pasojë, sipas LSI-së, edhe në rezultatin e Zgjedhjeve. Në qarkun Korçë, LSI mori 8493 vota, por nuk prodhoi asnjë mandat parlamentar.

Me të njëjtin argument mbështetet edhe kërkesa ankimore që kërkon anulimin e zgjedhjeve në qarkun Vlorë. Në këtë zonë zgjedhore, LSI-ja grumbulloi 6202 vota dhe nuk prodhoi asnjë mandat parlamentar.

Po ditën e sotme pranë KQZ-së ka depozituar kërkesën ankimore edhe kandidatja për deputete nga listat e Partisë Demokratike, Lediana Fratari e cila ka kërkuar rinumërimin e votave preferenciale për kandidatët për deputet në qarkun Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos